Kronikë

E ndihmuan të luftonte koronavirusin, i infektuari në Itali falënderon me lot në sy mjekët shqiptarë

12 Prill 2020, 19:55| Përditesimi: 12 Prill 2020, 21:22

  • Share

Suela dhe Eduardi janë dy nga 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët po shërbejnë në Breshia në luftën kundër koronavirusit. Ata sot kanë marrë mirënjohjen e një pacienti italian i cili është shëruar nga ky virus që deri më tani ka marrë jetën e mbi 108 mijë personave në botë.

Në videon e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pacienti italian dëgjohet teksa falenderon me lot në sy mjekët shqiptar.

Postimi i Ogerta Manastirliut

Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve 

Ne.k./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti CA: 13/04/2020 05:26

    Krenare per ju vellezer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?