Dafina Zeqiri dhe DJ Geek

E ndikuar emocionalisht nga ndarja me Dj Geek? Dafina tregon pse shtyu publikimin e albumit të ri

11 Prill 2023, 11:52| Përditesimi: 11 Prill 2023, 11:58

  • Share

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek prej kohësh kanë treguar se romanca e tyre e bukur do të zgjaste përgjithmonë, pasi çifti përshtateshin shumë me njeri tjetrin.Por pak ditë më parë, vetë këngëtarja Dafina Zeqiri ka pranuar publikisht ndarjen nga i dashuri dhe DJ i saj.Ajo tregoi se arsye e ndarjes ishte mos gjetja e një gjuhe të përbashkët dhe për të shpëtuar lidhjen e tyre profesionale u detyruan t’i japin fund romancës një vjeçare.

Mirëpo artistja duket se ka gjetur frymëzim edhe në këtë momente të vështira, padyshim muzika për të është ilaç i shpirtit dhe këtë periudhë ajo po e përdor për ta kthyer në produktivitet.

Edhe pse mund të mos jenë ditët më të lumtura për Dafin, ajo ka treguar se janë ditët më të favorshme për të nxjerrë mësime e për të punuar më fort me muzikën e saj.

Këngëtarja planifikonte të nxirrte albumin e ri, të cilin e ka shtyrë për disa arsye, tek të cilat mund të themi se përfshihet edhe ndarja nga Dj Geek.

Pak më parë, në një postim në Instagram ajo tregoi se kanë ndodhur disa ndryshime që ajo dëshiron t’i reflektojë edhe në album. Ndaj data është shtyrë.

“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë. Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv.Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”.Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re.”- shkruan Dafi.

Epo, fjalia e fundit ku përmend “epokën e re” duket se i vë kapakun lajmeve për ndarjen dhe për lindjen e një Dafine të re.

 

 

 

 

 

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?