Arben Kingji dhe Nancy VanHorn

Kronikë

E ngarkuara e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA-së! Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve  

7 Janar, 16:03| Përditesimi: 7 Janar, 17:14

  • Share

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot, 7 janar, me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale thuhet se në fokus i këtij takimi ishte forcimi ushtarak midis dy vendeve. Ndërkohë theksohet se SHBA-të janë krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë kolektive.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane në rrjetet sociale.


 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?