Bajram Begaj dhe Nancy VanHorn, foto arkiv

Politikë

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në Presidencë, nuk dihen arsyet

1 Tetor, 09:18| Përditesimi: 1 Tetor, 09:31

  • Share

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj. 

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite, por vjen një ditë pasi qeveria njoftoi presidentin për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përshirë të Tiranës. 

Shkresa erdhi një ditë pasi Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij me vendim të qeverisë. Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet. 

Pritet të shihet lëvizja e presidentit, i cili ka afat 48 orë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Lajm në përditësim....
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 01/10/2025 09:49

    Keta qelbesiret duan te futemii ne lufte me Rusine sepse u cenohen interesat Amerikane dhe as qe pyesin per popullin se cfare interesash ka . Sa me larg ti mbash Ameerikanet aq me i sigurt je sepse ata vetem lufte duan qe te behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?