E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur se gjatë takimit VanHorn e uroi ministrin për detyrën e re dhe diskutoi me të bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë angazhimet e Shqipërisë si Aleate në NATO dhe përmirësimet e klimës së biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn uroi sot Ministrin e Financave Petrit Malaj për emërimin së fundmi dhe diskutoi me të bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë angazhimet e Shqipërisë si Aleate në NATO dhe përmirësimet e klimës së biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja. Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt prosperitetit ekonomik dhe integrimit në BE”, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.
Lajmi kryesor:
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takon Manjën: Thelbësore zbatimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit
SI.E./ReportTv.al