Nancy VanHorn me anëtarët e KLGJ

E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së: Amerika mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë

12 Nëntor, 21:39| Përditesimi: 12 Nëntor, 21:48

  • Share

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin.

Ajo uroi Ilir Rusin për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?