Nancy VanHorn dhe Niko Peleshi

Politikë

E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me Peleshin: Diskutuam për përparësitë e Kuvendit dhe fushat me interes, presim me kënaqësi bashkëpunimin

23 Shtator, 14:48| Përditesimi: 23 Shtator, 15:06

  • Share

Disa ditë pasi zgjedhjes si kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi është takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn. Ka qenë ambasada amerikane që ka zbardhur takimin me kryeparlamentarin e ri, duke bërë me dije se diskutuan për përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për SHBA.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, një kërkesë e Donald Trump ndaj vendeve të NATO-s dhe e cila është miratuar, si edhe forcimi i sigurisë. Në një postim në rrjete sociale, ambasada theskon se presin me kënaqësi bashkëpunimin me Kuvendin për objektivat e përbashkëta.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për këto objektiva të përbashkëta.”, thuhet në reagim.

Takimi i diplomates me Peleshin vjen në një kohë kur PD-ja ka kërkuar shkarkimin si kryetar Kuvendi me akuzën se ka shkellur rregulloren dhe kushtetutën. Gjithashtu vjen teksa formimi i komisioneve parlamentare ka mbetur pezull për shkak të mosdërgimit të emrave të anëtarëve nga ana e opozitës.

Postimi i ambasadës së SHBA

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?