Nancy Van Horn

E ngarkuara me Punë e SHBA vizitë në Kalanë e Rozafës, njihet me historinë e Shkodrës

11 Tetor, 21:41| Përditesimi: 11 Tetor, 21:45

  • Share

E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Shqipëri Nancy Van Horn vizitoi sot Kalanë e Rozafës, Shkodër.

Lajmin e vizitës e ka bërë me dije Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Shkodrës me anë të një postimi në Instagram.

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në Kalanë e Shkodrës, Të ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, ku i prezantuam nga afër historinë e qytetit të Shkodrës përmes një vizite të guiduar në hapësirën e Parkut Arkeologjik, si dhe e njohëm me programet e DRTK Shkodër, pasuritë kulturore dhe trashëgiminë e pasur të qytetit”, thuhet në njoftimin e DRTK Shkodër, në Instagram.

Gjatë kësaj vizite gjithashtu është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimeve në të ardhmen, të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jon: 11/10/2024 22:03

    E pa kuptueshme përse kjo mungesë kaq e gjatë e ambasadorit amerikan në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?