Politikë

E ngarkuara me punë e SHBA-së viziton Spiropalin në Kryesinë e Kuvendit! Takim edhe me Gonzaton dhe zyrtaren e PE për Ballkanin (VIDEO)

4 Shtator, 10:57| Përditesimi: 4 Shtator, 15:07

  • Share

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy Vanhorn zhvilloi një takim në kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentaren në detyrë, Elisa Spiropali.

Më 29 gusht, diplomatja amerikane, zhvilloi të parën vizitë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në godinën e qeverisë, ku u takua me drejtoreshën e kabinetit qeveritar, Vali Bizhga.

Kryeministri Edi Rama së fundi ka takuar disa nga ministrat aktual, ndërsa më 11 shtator në asamblenë e Partisë Socialiste pritet të shpallë kabinetin e ri qeveritar.

Pas këtij takimi, kryeparlamentarja priti edhe ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.

Spiropali e cilësoi zyrën si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor”.

Ora 14:13
Spiropali takohet me ambasadorin Gonzato dhe zyrtaren e PE për Ballkanin: Mbështesim procesin e integrimit

1756988159_elisaspiropali.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.

Spiropali e cilësoi zyrën si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor” dhe u shpreh se ajo është “një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.”

Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?