Delegacioni i përbashkët amerikano-shqiptar

E Ngarkuara me Punë e SHBA pret një delegacion të grave nga policia shqiptare: Ndikim pozitiv në drejtësi dhe zbatimin e ligjit

31 Gusht, 11:05| Përditesimi: 31 Gusht, 14:03

  • Share

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA Nancy VanHorn priti ditën e sotme një delegacion frymëzues të grave nga policia shqiptare që teksa niseshin në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024 në Çikago.

Lajmi është bërë me dije nga Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ku përmes një postimi në rrjete sociale, shkruhet se VanHorn dhe Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond theksuan rolin thelbësor të grave drejtuese në shërbimin publik dhe ndikimin e tyre pozitiv në sektorin e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

“Delegacioni i përbashkët amerikano-shqiptar përfshin përfaqësues nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP”, thuhet në postimin e ambasadës.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?