E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

E Ngarkuara me Punë e SHBA takon kreun e SPAK: T'i japim fund pandëshkueshmërisë! 'Luftë' korrupsionit dhe krimit të organizuar

28 Gusht, 18:16| Përditesimi: 28 Gusht, 22:43

  • Share

TIRANË - E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn pati një vizitë sot në SPAK ku u takua me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Në postimin e ambasadës amerikane në mediat sociale, sqarohet se VanHorn ka shprehu në takim admirimin e SHBA për punën e palodhur të SPAK.

Përveç Dumanit, në SPAK e Ngarkuara me Punë u takua dhe me Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit, Klodjan Braho.

'E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.' thuhet në postimin e ambasadës.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tyçi: 29/08/2024 11:51

    Pse si publikoni komentet, ju gjasme jeni media e lirë ahahhahaha. Po të shash opozitën apo ndonjë qe ha dardha pas kurrizit të KM ju e publikoni. Thjesht jeni të blerë dhe demagogë ose më troç plehra

    Përgjigju
  • Tyçi: 29/08/2024 10:05

    Mirë do jetë por SPAK e ka kapur me morsë qeveria dhe se lufton dot korrupsionin. Ke komplet ish ministra dhe ministra te kësaj mazhorance qe kërdinë ka bërë. Rilindja prandaj e bëri reformën qe te vjedhë e mos dënohet.

    Përgjigju
  • Real: 29/08/2024 09:40

    Tani shpetuam! Sa ti gjejne anen dhe kesaj me para ose me ndonje hamshor te ri dhe mbaron puna. Aq te rendesishem jemi sa na lane pa ambadador fare. Rrofte stabilikracia se amerikanet nuk e rruajne fare per korupsionin dhe pastrimin e parave te droges. SPAK ka 1 vite qe mban Sali Qametin pa akuze ne dritare. Meta e kercenon dhe shan perdite, policia e degraduar etj etj. Ky eshte fakti, te tjerat jane llogje. Mjaftonte qe SPAK te shkundete nga themelet prokurorine e kalbur te tiranes.

    Përgjigju
  • SKAPI: 29/08/2024 07:23

    Me politikanet nuk jua mban se ata i kane zgjedhur or ti lum nana.

    Përgjigju
  • Uau: 29/08/2024 04:28

    Ne ne Amerike me admirim po shohim Qemalen (Kamala) ndersa e ngarkumeja me oune Spak.

    Përgjigju
  • Spaku: 28/08/2024 20:09

    Perfundimisht nje deshtim. Qe do te thote qe cdo qelize e sistemit te drejtesise eshte "E KALBUR" Spak eshte ngritur per te hetuar skandalet e medha. Por qekurse kete skandale perfshijne kupolen politike, Spaku ska bythe ti preke. Para se te merreni me nje ish kryetar komune apo dike qe rriparon catine e shpise se vet, apo dhuna ne familje, merruni me aferat mega mililoneshe. Hetoni e mbyllni njehere e mire: Vjedhjen e floririt ne krabe Vrasjen e remzi Hoxhes, Kosta Trebickes. Skandalin e Gerdecit Shitjet e hidrocentraleve, Shitjen e kromit Shitjet e shkatrimin e albetrolit Vrasjet e 11 Janarit, Koncesionet e medha, dogana,rruge, plehrat, Activitetin anti kombetar te Omonias Shkaterrimine departamentit te albanologjise tek Akademia e shkencave. Njohjen dhe kthimin e pronesise vetem per politikanet, kur gjithe vendin e shkateruan me ligjin 1705. Hetoni parate e pista qe vine nga kriminele nga Spanja, Anglia, Ecuadori etj qe po levrohen ne ndertim ngado me hotele leshi" luksoze nga Butrinti ne Bune, e ne Tirane e Durres. E te tjera ceshtje te ketyre permasave. Ne vend te kesaj merreni me cingerima e ju beni presion njerzve neper rruge e zyra, duke ju marre telefonat. Turp faqe e zeze.

    Përgjigju
    • Hallall: 28/08/2024 23:09

      Bravo fiks

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?