Një 64-vjeçar ka qëlluar me çifte gruan e tij, pasi e ngatërroi atë me një derr të egër. Ngjarja ka ndodhur në Salerno, në Itali, ku 64-vjeçari tha se ai pa një lëvizje gjatë mbrëmjes në kopshtin tyre të perimeve dhe mendoi se ishte një derr i egër apo ndonjë kafshë tjetër.
Errësira nuk e la të shikonte qartë, por ky fakt nuk e ndaloi 64-vjeçarin të qëllonte. Pas të shtënave ai kuptoi se në fakt kishte qëlluar bashkëshorten e tij dhe jo ndonjë kafshë të egër.
Plumbi e kapi gruan në shpatull, ndërsa pas operacionit ajo ndodhet në gjendje të qëndrueshme jashtë rreziku për jetën. Policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa çiftja e gjahut mbahej me leje nga 64-vjeçari.
E do marr qiften do dal per ghah jaman shoko jaman aman
Përgjigju