E ngatërruan me legjendën e futbollit, shumë qytetarë në rrjete sociale shpallin vdekjen e këngëtares Madonna

26 Nëntor 2020, 19:50| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 20:00

  • Share

Shumë përdorues të rrjetit social Twitter kanë ngatërruar vdekjen e legjendës së futbollit Maradonna me këngëtaren Madonna.

Gjatë ditës së djeshme, shumë persona kanë postuar në profilet e tyre mesazhe ngushëllimi me foton e këngëtares amerikane duke përhapur dhe shumë debat.

Ndërsa nga ana e saj, këngëtarja nuk ka reaguar mbi këto postime dhe komente mbi "vdekjen" e saj.

Diego Maradona ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?