Sociale

E ngjashme me të Rio de Janieros në Brazil, vendoset në Salcë të Tropojës statuja e Jezu Krishtit! Vepër e një banori, ngrihet në zemër të Alpeve (VIDEO)

20 Gusht, 12:20| Përditesimi: 20 Gusht, 12:38

  • Share

Banorët e zonës së malësisë së Tropojës kanë përjetuar këto ditë një gëzim shqpirtëror. Ata kanë vendosur në Salcë statujën e ngjashme me atë të jezu Krishtit në Rio de Janiero të Brazilit.

Ky event është përcjellë edhe me pamje në rrjete sociale dhe media lokale, ndërsa qindra banorë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit në zonën e njohur si Nikaj-Mërtur, së bashku me përfaqësues të kishës.

Ndonëse e vogël në përmasa, ajo është shumë e ngjashme me atë në Brazil. Në foto shihet një grup banorësh të pranishëm gjatë inagurimit së bashku me flamurin kombëtar dhe personalitete të kishës.

“Mbi 2000 vjet Krishtërimi në Nikaj Mërtur!”, shprehen banorët nëpër postimet që kanë hedhur në rrjetet sociale.

Ajo që bië më shumë në sy është panorama e zonës ku është vendosur, mu në zemër të Alpeve shqiptare.

“Fisi i Mërturit u bë sot skena e një ngjarjeje të veçantë dhe domethënëse për komunitetin. Dhjetëra banorë të zonës, miq nga trevat shqiptare dhe përfaqësues të institucioneve u mblodhën për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Jezu Krishtit, një vepër e vendosur mbi një platformë guri, me pamje mahnitëse drejt maleve të thepisura të Nikaj-Mërturit”, shkruan mes të tjerash Besnik Nikoll Palnikaj për këtë ngjarje.

Ai shpjegon se kjo vepër u realizua falë iniciativës dhe kontributit personal të një banori të zonës, Sokol Ndue Progni.

Në aktivitet morën pjesë figura të njohura si deputeti Eduard Shalsi, deputetja Marjana Koçeku, si dhe banorë të zonës dhe shumë të ftuar të tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Kryetari i Shoqatës “Nikaj-Mërturi”, Gjin Progni, mbajti një fjalimin, duke falënderuar autorin dhe të pranishmit.

“Në një skenë të bukur natyrore mes maleve, u zhvillua një koncert i gjallë, ku morën pjesë këngëtarë të njohur si Nikolin Përpali, Bardhok Luca, Bardhok Prebibaj, Bledar Hysenaj, Gjergj Gjonaj dhe të tjerë, duke sjellë atmosferë festive e këngë tradicionale të trevës”, nënvizon Palnikaj.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?