'E nisa si hobi, prindërit nuk donin'! Boksieri Kaçiu: Kam fituar disa çmime ndërkombëtare, idhull kam Usyk

7 Qershor, 15:12| Përditesimi: 7 Qershor, 15:44

  • Share

Prej 14 vitesh i është dedikuar boksit dhe tani ka nisur të marrë frytet. Fabio Kaçiu është i riu i talentuar i cili, i cili boksin e nisi për hobi.

“E kam nis në moshën 12-vjeçare thjeshtë për qef sepse isha i shëndoshë, por nga dita në ditë kuptova që ishte sport për mua. Po përmirësohesha çdo ditë dhe tani stërvitem 3-4 orë çdo ditë,”-u shpreh fillimisht boksieri.

Për Report TV Fabio shprehet se në fillim prindërit nuk donin ta lejonin që të merrej me boks.

“Asnjë nuk e dërgon fëmijën atje ku goditet, por duke parë pasionin që kisha, mënyrën sesi u përmirësova ranë dakord me mua dhe më mbështetën,”-tha boksieri.

Edhe pse ka para shumë vite karrierë, 26-vjeçari ka arritur jo pak deri më tani.

“Jam shpallur kampion ragional në Itali. Jam shpall kampion Italie mes të huajve ose ekstrakuminitarëve që i thonë. Pastaj kam fituar dorezat e arta në Itali që është boks mes 11 ekstrakomunitarëve dhe 11 italianëve. Më pas i kam mbrojtur këto tituj herë pas here,”-deklaroi ai.

Kaçiu grushton në kategorinë Cruise, por idhull i tij është një boksier i peshave të rënda.

“Është kampioni i botës aktual, që është nga Ukraina Aleksandër Usyk. Është fenomenal. Është njeriu që punon shumë, stërvitet fort dhe uroj që të arrij edhe unë ato nivele që është ai,”-u shpreh ai.

Fabio stërvitet në Itali, ndërsa deri më tani ka zhvilluar tre ndeshje në boksin profesionist, duke i fituar të treja me nokaut.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?