E nisën për kreun por janë të fundit, Gega: Jam optimist për Kukësin, kundër Teutës vetëm për 3 pikët

8 Shtator 2022, 16:37| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 18:14

  • Share

Është nisur të dalë kampion, por Kukësi pas 3 ndeshjeve të parë në Superligë renditet i fundit. Një situatë aspak pozitive që verilindorët duan ta ndryshojnë të premten kur në ‘Niko Dovana’ në orën 17:45 të përballen me Teutën.

“Gjithmonë hyjmë me optimizëm dhe ato ndeshja që kemi lënë objektivi ka qenë i njëjtë. Unë jam optimist për aq kohë sa shoh ekipin në stërvitje dhe stërvitet mirë. Është mirë në fushë aspekte. Me Teutën gjithsesi do jetë një ndeshje e fortë pasi edhe ata kanë synimet e veta,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Kukësit.

Vetë futbollistët e pranojnë se nuk është kjo panorama që prisnin pas 3 ndeshjeve të para, por tani duan të fokusohen te Teuta.

“Atmosfera normalisht kur humbet nuk është e mirë, por ne futbollistët po mundohemi ta mbajmë ambientit siç duhet pasi ka edhe shumë ndeshje dhe është vetëm fillimi. Duhet të shohim para dhe kundër Teutës shpresojmë vetëm për fitore,”-tha Shqiprim Taipi, futbollist i Kukësit.

Teuta-Kukësi është ndeshja e parë e javës së katërt të Superligës, ndërsa katër sfidat e tjera do luhen të shtunën dhe të dielën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?