E nisën si protestë për Ramën, e vazhduan për Vuçiç, po e mbyllin kundër Lulit!

5 Janar 2022, 10:49| Përditesimi: 5 Janar 2022, 10:50

  • Share

Kur lexon shpikjet e përditshme nga më të çuditshmet të mbështetësve të hallit personal të Sali Berishës, e kupton vështirësinë e madhe në të cilën ndodhen.

U duhet të punojnë aq shumë për të shpikur në çdo moment lajme për grupe armiqësore, të krijojnë insinuata nga më absurdet, të zbulojnë poliagjentë që i paskan mbajtur në mesin e tyre dhe s’i paskan njohur kurrë, të njohin të infiltruarit në gjirin e partisë nga radhët e armikut apo të shpikin histori për pengje, me brava dhe dyer të blinduara, biseda halucinante me njerëz që dëgjojnë përtej oqeanit se diçka e keqe po kurdiset për fatet e atdheut (fyerje për inteligjencën minimale)…, sikur e gjithë Bota rrotullohet rreth hallit të një njeriu, i cili politikisht jo vetëm që nuk ka asnjë të ardhme, por edhe kjo rezistencë e vakët është më shumë nga halli i përbashkët se sa nga nevoja e ndryshimit për më mirë.

Në mënyrë figurative do të përmendja parabolën e hajdutit dhe policit.

Hajdutit i duhet përditë të ruhet, të fshihet, të maskohet, të jetojë me frikën se nga momenti në moment mund ta kapin, t’i duket se në çdo çast flitet vetëm për të apo në çdo moment janë duke e kërkuar, të shohë me dyshim çdokënd që i kalon afër etj., kurse polici është i qetë, vijon normalisht jetën dhe punën, mjafton të zbatojë detyrën dhe ligjin, pa u shqetësuar në përditshmërinë e tij për hajdutin, sepse, herët a vonë, ai do të bjerë në rrjetën e tij si pasojë e shkeljes së ligjit, jo se i është vënë polici nga pas me bukë në trastë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?