E njeh Berisha Agron Nezën? Burime: Në vitin 2000 diskutuan 2 orë në takim për lobime në SHBA, Bode dhe një avokat amerikan ishin në tavolinë

27 Janar 2023, 07:43| Përditesimi: 27 Janar 2023, 15:34

  • Share

Sali Berisha ka mohuar fort këto ditë njohjen e tij me Agron Nezën, ‘Personi A’ në dosjen e famshme të Charles McGonigal, ish zyrtarit të lartë të FBI, tashmë nën akuzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ndonëse në rrjet ekziston foto dhe një deklaratë e Agron Nezës, Berisha edhe sot ka insistuar se nuk e njeh. Pas kaosit që krijoi në Kuvend për çështjen e agjentit të FBI-së, McGonigal dhe mbylljes së seancës plenare, Berisha nuk ka pranuar asnjë nga deklaratat e Agron Nezës, i identifikuar ndryshe si Personi A.

Report Tv ka mësuar nga burime për një takim të zhvilluar në vitin 2000 mes Berishës, Nezës dhe dy personave të tjerë, një avokat amerikan James Lombardi si dhe një prej njerëzve më të besuar të Berishës, Ridvan Bode. Takimi ka zgjatur rreth 2 orë dhe është biseduar për lobim në Shtetet e Bashkuara që imazhi i Berishës atje të përmirësohej për shkak se ishte në një ‘listë të zezë’ prej asaj që kishte ndodhur në vitet 1997 dhe 1998.

Fotoja me Berishën dhe një sërë komunikimesh dhe letrash që Neza disponon vërtetojnë sipas tij tërësisht njohjen dhe hedhin poshtë qëndrimin e ish kryeministrit që bën sikur nuk e njeh. Madje Neza rezulton se është i vetmi dëshmitar i mbetur gjallë i një takimi befasues për Berishën të ndodhur më 15 Dhjetor 1991, ndërmjet tij, Azem Hajdarit, Agron Nezës dhe Luan Pobratit.

"Unë nuk e njoh personalisht atë. Nuk kam asnjë lidhje. Ai ka punuar në shërbim në qytete të ndryshme", thoshte Berisha në dalje për mediat pasi u përmend emri i Nezës si i përfshirë në dosjen amerikane.

Emri i Agron Nezës del si personi A në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal që po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëra prej akuzave lidhet me mos deklarimin e 225 mijë dollarëve, të cilat i kishte marrë nga një shqiptaro amerikan me emrin Agron Neza. Në rastin tjetër akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/01/2023 01:28

    /Se c'vajton Shen Pjetri hidhur,lesh-leshuar,duar lidhur.Tri here e mohoi pa gdhire,Faqe-nxire./-F.Noli (Shen Pjetri ne mangall).Berisha jone as nxihet,as skuqet,as zverdhet,as turp nuk ka.

    Përgjigju
  • Red&black: 28/01/2023 01:07

    Takimet qe kishte Rama me drejtorin e FBI perputhen me kohen e krijimit te BKH-se...Po pse vet u be BKH-ja?vet u stervit? Leket qe mori ai agjenti mund te ishin pagese kishillimi ose kostoja e studimit te atyre te bkh 1 muaj ne Quantiko....Ska gje falas....Thelbi eshte qe 1 agjent sekret Shqiptar ose aset i shishit e dogji dikush qe i nzhorri emrin....

    Përgjigju
  • Edi: 27/01/2023 21:03

    Vertet per tu patur zili. Idiokracia e mendimit ketu roit. Ndersa rreken ta nxjerrin Berishen "genjeshtar" me nje foto, harrojne qe me kete stil e konfirmojne 200% aferen e Ramez me te njejtin person qe ai thote ....nuk e njoh!!! Shen Thoma na ndih ishallah

    Përgjigju
  • O tej: 27/01/2023 17:38

    Berisha eshte nje shkerdhate burre

    Përgjigju
  • Ky nuk e. jeh badigardin e tij ashu si kunatin: 27/01/2023 08:31

    Taktik e aberishes per te ruajtur njeriun e tij iia le kopilin Rames ne dere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?