Ansu Fati dhe Lewandowski

Sport

E njoftojnë nga Spanja, ylli i Barcelonës kërkon largimin nga katalanasit

27 Tetor 2022, 18:51| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 18:53

  • Share

Ylli i Barcelonës, Ansu Fati nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon me Xavin në stol. Gazetari i Mundo Deportivo, Alfred Martinez bën me dije se sulmuesi po sheh mundësinë e largimit në fundin e sezonit. Ka qenë pikërisht agjenti i 19 vjeçarit, Jorge Mendes që ka shtyrë yllin e Spanjës për të bërë një lëvizje të tillë.

Me vetëm 512 minuta të zhvilluara, Fati duket se nuk po e justifikon numrin 10 mbi fanellë. I dalë nga moshat e Sevilla, djaloshi u afrua te Barcelona në 2012 duke u rritur në akademinë e katalanasve. Me kontratë deri në 2027, Ansu Fati vlen 60 milionë euro në treg. Nuk dihet nëse ky është një "kërcënim" për mungesën e minutazhit te Barça, kushtëzuar edhe nga dëmtimi që e mbajti jashtë sulmuesin për shumë javë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?