Foto ilustruese

Kronikë

E njohu në facebook, lihet në burg 31-vjeçari që ngacmoi seksualisht të miturin: Mora 2 sufllaqe për t'i ngrënë bashkë, por nuk e preka në asnjë moment

18 Mars 2021, 14:16| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:07

  • Share

 

BERAT- Petrit Pire, 31-vjeçari i akuzuar për ngacmi seksual të të miturit, është lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Beratit. Report Tv mëson se Pire, ka mohuar akuzat, e ndërsa thotë se thjesht janë takuar, por që nuk e ka ngacmuar për asnjë moment.                                                                                                                                                                                             

"Kam shkuar në afërsi të një reparti ushtarak në fshatin Moravë ku ai jetonte dhe kisha marrë me vete edhe 2 sufllaqe, të cilat i kisha blerë për t'i ngrënë së bashku. Kam qëndruar 30 minuta me të, derisa mbaruam ushqimin dhe jam larguar për në banesën time, nuk e kam prekur në asnjë moment”-ka thënë në sallën e gjyqit Petrit Pire.

Ka qenë prokurori Dritan Gripshi, që në bazë të provave dhe dëshmive të grumbulluara i ka kërkuar gjykatës “vlerësimin të ligjshëm” të arrestimit të tij, për veprën penale “ngacmim seksual” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” pa afat. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë duke e lënë në burg.

Burime nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se, ka dyshime se 15-vjeçari nuk është e vetmja “pre” e pedofilit 31-vjeçar Petrit Pire. Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar telefonin e Petrit Pires për ta analizuar dhe për të parë kontaktet e tij me të tjerë fëmijë, me të cilët ka qenë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet lojës Free Fire, ku kishte profilin “policit”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?