Jocelyn Wildenstein

Bota

E njohur për ndërhyrjet ekstreme estetike, ndërron jetë ‘gruaja mace’

2 Janar, 19:40| Përditesimi: 2 Janar, 19:48

  • Share

E njohur me nofkën Catwoman, “gruaja mace”, për shkak të operacioneve të saj të shumta plastike, Jocelyn Wildenstein ndërroi jetë natën e Vitit të Ri (31 dhjetor) në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e për vdekjen e 84-vjeçares e bëri të ditur partneri i saj Lloyd Klein, duke thënë se mbylli syt përgjithmonë nga një emboli pulmonare.

Wildenstein shpesh i mohonte ndërhyrjet estetike duke thënë se “sytë me formë si të maces” për të cilat ishte aq e famshme, ishin gjenetike apo se modeli i flokëve i ndryshonte pamjen.

Sytë e saj u tërhoqën gjithnjë e më shumë drejt tëmthave për t’u ngjarë felinëve, lëkura tendosej fort dhe mollëzat ishin gjithnjë shumë të ngritura lart.

Përveç transformimit të saj fizik, Wildenstein ishte gjithashtu e njohur për jetën e saj luksoze dhe obsesionin me kafshët, veçanërisht me tigrat afrikanë. Ajo kishte krijuar një kafaz antiplumb për tigra në rezidencën e saj prej 200 ndërtesash, ku shpenzonte rreth 1 milion dollarë në muaj.

Foto: Lloyd Klein dhe Jocelyn Wildenstein

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?