Gazeta bulevardeske gjermane “BILD”, ka publikuar një shkrim me fakte të paqena një ditë më parë, për lidhjet e ish-agjentit të FBI, McGonigal, me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Shkrimi u fshi pa mbushur ora.
Portali i familjes Berisha, që e ngriti protestën mbi këtë shkrim, duke qenë se u botua pikërisht një ditë para protestës, ka një shpjegim brilant, ose më saktë dy.
Fillimisht thotë se shkrimi u botua padashje.
Pastaj në të njëjtin shkrim, thotë se në fakt shkrimi është hequr pasi Dorian Duçka ka urdhëruar një redaktore të “BILD”, të cilën e ka takuar në Tiranë, ta heqë shkrimin.
Pra kjo redaktorja, qenka aq e fuqishme, sa nuk pyet as për pronarë, as për drejtor e as për kryeredaktor, dhe mund të fshijë shkrime të gazetës, me kokë të vet.
“Gazetarët që kishin përgatitur shkrimin thanë se shkrimi do kthehet të shtunën pasi ishte publikuar aksidentalisht përpara kohe.
Por SYRI ka mësuar se Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës dhe personazhi kryesor i këtij shkrimi, ka tentuar që të bllokojë shkrimin në fjalë.
Burimet thanë se dyshohet se Duçka ka përdorur një redaktore të gazetës BILD për të fshirë shkrimin. Bëhet fjalë për redaktoren e politikës pranë kësaj gazete, Karina Mossbauer.
SYRI ka siguruar një foto të Duçkës me këtë gazetare. Ajo është parë disa herë në Tiranë në shoqërinë e Duçkës.
Burimet thanë se ajo është parë në restorant Padam së bashku me Duçkën, Taulant Ballën dhe një person që prezantohet si shef i zbulimit gjerman për Ballkanin”, shkruan portal i familjes Berisha.
Tani duhet ta ndajnë mëndjen cilit version t’i qendrojnë, atij që shkrimi u botua padashje, apo atij që bleu Dorian Duçka redaktoren e “BILD” dhe e fshiu ajo shkrimin./ Tema