Kiara Tito

E ofendoi në rrjetet sociale, Kiara Tito 'shpërthen' ndaj ndjekësit: Mos i harxho të gjithë fishekët sonte

17 Gusht, 15:21| Përditesimi: 17 Gusht, 15:24

  • Share

Moderatorja e njohur Kiara Tito është tepër aktive nëpër rrjete sociale ku shpesh herë e shohim të ndajë momente nga përditshmëria e saj së bashku me Luiz Ejllin dhe vogëlushen, Luna Mari.

Sakaq, Kiara së fundmi ka replikuar me ndjekësit në rrjetin social X. Një prej tyre i përmend asaj ish-partnerët duke u shprehur se “zonja Kiara Tito vetëm për numrin e dashnorëve njihet.”

Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak moderatores ndaj dhe nuk ka vonuar t’i kthejë një përgjigje ironike ku e pyet komentuesin si nuk u lodh duke ofenduar.

“Vazhdon tudo i kthen përgjigje vetes. Nale dorën o Izet se ke kohë edhe nesër të ofendosh. Mos i harxho të gjithë fishekët sonte”, shkruan moderatorja.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?