Roberto Bakaj

E ofendoi për origjinën, boksieri shqiptar hedh "K.O" kundërshtarin (VIDEO)

1 Maj 2023, 13:44| Përditesimi: 1 Maj 2023, 14:04

  • Share

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka marrë fitoren e nëntë në po kaq ndeshje të zhvilluara në karrierë. Në duelin e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, boksieri kuqezi ka hedhur në tapet kundërshtarin e tij, Istvar Kiss (Ajubi).

"Knock-out" nga 28-vjeçari, që merr një fitore të rëndësishme në boksin profesionist. Shqiptari dominoi takimin duke treguar cilësitë në këtë disiplinë. 'Hakmarrje' e ëmbël nga Bakaj, që gjatë peshimit u kap për fyti me kundërshtarin.

 Ajubi e kapi për fyti Bakaj-n gjatë peshimit të shtunë, duke e ofenduar për prejardhjen e tij shqiptare. Pas fitores, Bakaj nuk ngurroi te vendoste plisin mbi kokë, teksa flamuri kuqezi ishte në ring.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besnik: 01/05/2023 15:09

    Ty te lumt se po ben punen tende po kjo ndeshje ishte komplet fallco,mos u tall me njerzit qe te duan due te respektojn!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?