Demishel dhe Bledi Mane

E ofendoi rëndë gjatë javës, Bledi i kërkon falje publike Deas

8 Prill 2023, 22:57| Përditesimi: 8 Prill 2023, 22:58

  • Share

Dea ka qenë një nga banoret që është sulmuar më së shumti gjatë kësaj jave, ku një ndër rastet është ajo me Bledin. Ai tha se Deamishel ka mbërritur me jargë e skuthllëqe deri në këtë pikë të lojës, njëkohësisht shtoi se është arkitekte e dështuar dhe lojtare ordinere.

Kjo e fundit është ndjerë e prekur dhe e ofenduar nga të gjitha fjalët dhe nënvlerësimet ndaj saj, për këtë arsye u përlot. Pas fjalëve ofenduese, Bledi e kuptoi që foli gabim dhe i kërkoi ndjesë Deamishel gjatë natës së sotme në “Big Brother VIP”.

Biseda e zhvilluar mbrëmjen e sotme, ku u përfshinë edhe banorë të tjerë, të cilët po ashtu kanë pasur debate me konkurrenten:

Dea: Nuk kanë qenë ditët më të bukura, për shkak të debateve dhe situatave të krijuara. Nuk i kam pritur disa ofendime dhe nënvlerësime.

Bledi: Ndryshe nga Kristi që nuk kam për t’i kërkuar ndjesë, Deas po i kërkoj ndjesë publike. Ishte gjuhë shumë e rëndë ndaj një vajze, aq më tepër ndaj Deas që ne njihemi edhe jashtë. E vetmja arsye ishte sepse më irritoi mbrëmja e së shtunës. Ndërkohë që ne ushqeheshim, gatuheshin intrigat e radhës. Sa e  njoh unë Dean, ajo duhet të mbante një qëndrim.

Luiz: Domethënë gjithë javën shan, të martën kërkon ndjesë publike.

Bledi: Po ku ka njeri që ka sharë më shumë se ti, këtu? Ti e ke kërcënuar live atë. Unë e kuptoj situatën k uke përfunduar ti Luiz. Dështove me bërthamën, të iku edhe një lojtar tjetër.

Luiz: Lëri këto fjalime mo Bled.

Bledi: Të lutem, kuptoje situatën ku ke përfunduar. Ushtarët e tu janë larguar.

Luiz: Ku janë ushtarët? Cilët ushtarë? Ma thuaj një.

Bledi: E kutoj dëshpërimin tënd. Kam ardhur vetëm, do dal vetëm. Deas edhe njëherë i kërkoj ndjesë.

Dea: Kur Bledi më kërkoi falje, unë i thash vetë që nuk e mendova gjatë. Sa i përket Qetsorit, unë e njoh prej kohësh, e disa disiplinë ka ai në kuzhinë. Ndërsa për Bledin, për aq njohje sa ne kemi, prisja të më kërkonte të falur. Nuk më kishte ofenduar njeri aq shumë në një ditë. Nuk mund të jap një përgjigje tani, duhet ta gjykoj në vazhdimsi. Këto ofendimet nuk janë fare të këndshme. Nuk e pranoj dot që fjala “ordinere” të jetë në kuadër të lojës. Në më shumë se 100 ditë këtu, jam përpjekur të jem sa më optimale dhe jam munduar t’i ngre banorët.

Kiara: Bledi është futur këtë herë me strategji. Mesa duket tani ishte rradha e Deas. Ajo që mua nuk më pëlqen, është që ai përmend gjërat që ne kemi jashtë, të tipit shkolla, profesioni… Për Dean, edhe unë kam pikëpyetjet e mia. Fakti që Dea ka arritur deri këtu, nuk ka ardhur për shkak të lojës së fortë.

Dea: Kiara i tha Luizit pse i jep vëmendje Deas. Veçëse t’i tërheqë vëmendje të dashurit të saj, ajo e nxit më shumë. Për mua ishte prekje.

Efi: Nuk i takon kërrkujt këtu të flasë për shkollën e dikujt, apo për diçka tjetër. Me Dean nuk kam asnjë lloj inati. Unë kam ardhur me dëshirën që Dean ta nxjerrë nga shtëpia. Mund ta krahasoj atë me një arritje në një punë. Ajo ka arritur deri këtu, duke përdorur feminilitetin e saj me Amosin. Më erdhi keq për atë zarfin e zi.

Dea: Ti po thua që erdhi prej meje.

Efi: Po, normal. Ke shkuar në dhomën e rrëfimit dhe ke folur për një lloj presioni psikologjik.

Dea: Nuk kam shkuar fare në dhomën e rrëfimit.

Efi: Mua nuk më duket që ti ke arritur në mënyrë të drejtë deri këtu. Nuk kam ndonjë fuqi që ta bëj deri këtu, por dua ta shoh si reagon. Kam dëshirë ta nxjerr nga shtëpia.

Dea: Mua kjo lojë më duket e shëmtuar. Kaq.

Luiz: Këtë lojë ke ti Dea. Di vetëm të qurravitesh. Kap Jorin, kap Gertin. Këtë di ti.

Dea: Gjeni diçka tjetër për tu kapur.

Luiz: Hajde më thuaj, Luiz mos ma thuaj më këtë fjalë, sepse ndihesh e lënduar. Ma thuaj. Dhe unë nuk ta përmend më. Hajde më merr veçmas dhe më thuaj mos e përmend më.

Dea: A të thash sot në mëngjes? Më the, hë se nuk ishte ndonjë gjë./ TCH

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?