E pabesueshme! Angelina Jolie shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën

18 Shtator 2023, 22:29| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 22:30

  • Share

Aktorja e famshme e Hollywood, Angelina Jolie, i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram, e cila ka njoftuar për librin e saj të titulluar “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”. Ky libër është publikuar edhe në Kosovë dhe Shqipëri, por krahas postimit ajo u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, angleze, polake dhe moldave.

Ajo ka shkruar se Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie edhe në gjuhën shqipe.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 19/09/2023 15:56

    Prandaj e pashe une kete te shkolla "Qibrie Ciu"? Po merrte klasa te gjuhes shqipe. Thashe c'i duhej shqipja, por tani po merr kuptim cdo gje.

    Përgjigju
  • Iris: 19/09/2023 04:01

    Cfare ka te pabesueshme ketu?! Qe u eshte drejtuar shqip=/Google Translate/.Sa per faktin qe ka bere ate liber,Angelina nuk eshte si te ashtuquajturit /V.I.P/shqiptare qe vetem te tille nuk jane.Zonja e nderuar njihet per humanizmin e saj dhe aktivitete social-politike dhe luften per te drejtat e njeriut ne te gjithe boten,por dhe si nje nga aktoret me te mira te profesionit te saj.

    Përgjigju
  • Miranda: 18/09/2023 23:08

    E ku ta gjejme te drejten ne mi moter,ne OKB?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?