Gjermania në Rusi 2018

E pabesueshme, Gjermania mund të fitojë dhe të eliminohet…

27 Qershor 2018, 15:10| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 15:12

  • Share

Gjermania rrezikon kualifikimin për në fazën e 1/8 finale të Botërorit edhe nëse fiton me rezultatin e ngushtë 2-1. Po, është e vërtetë!

Një skenar i tillë është i mundshëm. Gjermania dhe Suedia që luan kundër Meksikës, fitojnë të dyja me rezultatin 2-1. Atëherë, gjermanët, suedezët dhe meksikanët janë në kuotën e 6 pikëve dhe me golavarazh të barabartë 4:3.

Hiq këtu për çdo kundërshtar ndeshjen me Korenë, mbeten të tria me 3 pikë. Por, Suedia është më e avantazhuar në këtë skenar, sepse ka një golavarazh 3:3 dhe Meksika me Gjermaninë 2:2.

Nordikët renditen të parët (me më shumë gola të shënuar në ndeshje direkte). Midis gjermanëve dhe meksikanëve nuk quhet më krahasimi i ndeshjes direkte, por ai i kartonëve.

Kartoni i kuq i Boateng ndaj Suedisë mund t’ia vështirësojë punën skuadrës së tij. Gjermanët kanë minus pesë pikë në renditjen e “fair-play” nga minus 2 të meksikanëve.

Për gjermanët ka dy skenarë. Nëse humbasin së bashku me Suedinë me rezultatin 0-1, do të ishin me të njëjtin golavarazh 2:2. Këtu renditja e “fair-play”-t është përsëri në disfavor të “Pancerave”, të cilët do të jenë përsëri në 5-3 kundër suedezëve.

Nëse do të ishte edhe renditja e “fair-play”-t e barabartë, atëherë do të duhet të hidhet me short. Ai zhvillohet 45 minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Ai do të transmetohet direkt në TV dhe online. Edhe pse vështirë të ndodhë, tifozët gjermanë nuk kërkojnë që t’ua lënë fatin e kualifikimit goglave.

Gjermanët duhet të fitojnë me rezultat relativisht të thellë, 2-0 ose 3-0, që do të thoshte një kualifikim më i sigurtë, pavarësisht si del ndeshja midis Meksikës dhe Suedisë, që luhet në të njëjtin orar me ta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?