Nëse mendoni se të gjithë organizmat kanë nevojë për oksigjen për të jetuar, jeni gabuar.
Studiuesit kanë zbuluar një kafshë (organizëm/gjallesë) unike e cila nuk ka nevojë të marrë frymë. Përkundrazi, paraziti i vogël i cili jeton në indet e salmonit ka evoluar në atë llojë mënyre që të mos ketë nevojë për oksigjen për të prodhuar energji.
“Është një thjeshtëzim i shkëlqyer që dëshmon se ndonjëherë, më pak do të thotë shumë më shumë”, tha Stephen Atkinson, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Departamentin e Mikrobiologjisë të Universitetit Shtetëror Oregon.
Atkinson ishte bashkautor i një shkrimi për zhvillimet e para të rreth 10 qelizave Henneguya salminicola të shfaqura në revistën PNAS këtë javë.
"Kur mendojmë për 'kafshë', ne këmi parasysh krijesa shumëqelizore që kanë nevojë për oksigjen për të mbijetuar, ndryshe nga shumë organizma me një qelizë të vetme, përfshirë protistë dhe baktere," është shprehur ai. "Në punën tonë, ne kemi treguar se ekziston të paktën një kafshë (gjallesë) shumëqelizore që nuk ka mjetin gjenetik për të përdorur oksigjen".
H. salminicola është një cnidarian myxozoan, një lloj kafshe i ngjashëm me kandil deti dhe koral. Ajo jeton brenda salmon dhe "vjedh ushqyes të gatshëm" prej tij në vend që të konsumojë oksigjen direkt, shpjegon më tej Atkinson.
Gjetjet e ekipit, tha ai, zgjerojnë përkufizimin se çfarë mund të jetë një "kafshë". Është mjafë epike arritja e një përfundimi të tillë për një krijesë kaq të vogël.
Paraziti jeton në ambiente me oksigjen të ulët, kështu që nuk merr frymë
Organizmi, Henneguya salminicola formon cista të vogla të bardha në muskulin e salmonit për të jetuar, të cilat ndoshta nuk dëmtojnë peshkun por edhe nuk mund të infektojnë njerëzit, shprehen studiuesit.
Mirëpo, mjedisi brenda peshkut është kryesisht pa oksigjen, kështu që paraziti është përshtatur për të mbijetuar në atë mënyrë saqë të "marrë frymë" pa oksigjen fare. Ai ka “hedhur poshtë” plotësisht gjenomën e tij mitokondrike, e cila shndërron ushqimin në energji në shumicën e organizmave.
"Duke humbur gjenomin, paraziti po kursen energji duke mos pasur nevojë të kopjojë gjenet për gjërat që nuk i duhen më," tha Atkinson.
Një kafshë e tillë natyrisht paraqet më shumë pyetje sesa përgjigje. Studiuesit nuk e dinë me siguri se në çfarë tjetër mbështetet ky parazit në vend të oksigjenit, por Atkinson supozon se ajo thith molekulat nga mikëpritësi i tij që tashmë kanë prodhuar energji.
Atkinson dhe ekipi i tij nuk mendojnë se kjo specie është kafsha e fundit pa oksigjen. Ai shprehet se është në pritje të zbulimit të shumë llojeve të tjera që mund të mbijetojnë pa oksigjen - ndoshta madje edhe në “format më të egëra të ekzistencës".