E padëgjuar në Tepelenë! Rrugës i del pronari, fermerët nuk shkojnë dot në parcela, tokat mbeten djerrë! Bashkia premton: Do e hapim brenda javës

1 Tetor, 17:33| Përditesimi: 1 Tetor, 17:48

  • Share

Banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë prej kohësh nuk kanë mundësi të kultivojnë arrat që gjenden pranë rrjedhes se Vjoses. Ata shprehen se problematika e ka zanafillen disa vite më parë kur pronari i tokës ne respektim te se drejtes pronesore ka vene kufirin dhe asnjë nga banorët s’mund të kalojë me mjete bujqësore. Kësisoj drurët frutore po thahen dhe tokat kanë mbetur djerrë. Banorët shprehen se kanë kërkuar nga bashkia krijimin e një korridori, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

“Unë kam marr tokat me qira që nga 2012 e deri më tani unë nuk i punoj dot tokat. Paguaj taksën e tokës dhe nuk e punoj. E ka mbuluar ferra, për çështje rruge nuk shkojmë dot të punojmë. Na ka premtuar bashkia disa herë por nuk na e ka zgjidhur. Ne duam të hapet rruga se ne me ato rrojmë”, thanë ata.

Report tv shkoi pranë Bashkisë së Tepelenes dhe pas interesimit tonë, problemi disavjecar duket se do të gjejë zgjidhje. Kryetari i Njesise Vendore “Qender Tepelene”, Leonidha Shumeli premtoi se brenda kësaj jave do të hapet rruga për të kaluar mjetet bujqësore.

“E vlerësoj të drejtë kërkesën e tyre. Bëhet fjalë për një rrugë shërbimi për të hyrë në parcela. Ne jemi marrë me procedurën, ka dalë urdhri i ekzekutimit dhe brenda kësaj jave do hapim rrugën për komunitetin”, tha Leonidha Shumeli.

Mezhgorani është një fshat malor piktoresk,  25 kilometra nga qendra e Tepelenës ku jetojnë afro 150 banorë, të cilët e kanë lidhur jetesën me bujqësinë e blegtorinë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fitim: 01/10/2024 22:09

    nese eshte prone private, ka te drejte i zoti.

    Përgjigju
    • Lexues: 02/10/2024 12:43

      “Pronari që nuk ka dalje në rrugën publike dhe nuk mund ta sigurojë atë përveç se me shpenzime të mëdha e me vështirësi, ka të drejtë të ketë rrugë kalimi nga toka fqinje, për përdorimin e përshtatshëm të pronës së vet.” Neni 277 i Kodit Civil. Kjo qe kerkojne fshataret quhet servitut i kalimit. Si pronar je i detyruar t’i lesh fqinjit nje rruge kalimi neper pronen tende kundrejt nje demshperblimi te arsyeshem. E njeta gje vlen edhe per kanalet ujitese, kabllot elektrike etj.

  • Fari spiuni: 01/10/2024 18:15

    Rrnoft shoku Enver! Nuk guxoj kush të thoshin është toka ime dhe mos kalo dot.Pra ky popull ashtu e ka dashur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?