Lulzim Basha dhe Arjan Noja

Politikë

Padia në SPAK për blerje votash/ Basha replikon me kandidatin e Berishës, Ndoja: Morali i një ish-prokurori të korruptuar, është si i një vrasësi që bën si i pafajshëm

10 Prill, 10:32| Përditesimi: 10 Prill, 10:35

  • Share

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës i është përgjigjur ish-prokurorit Arjan Ndoja të cilin e kallëzoi për blerje votash dhe shantazh ndaj zgjedhësve duke përdorur lidhjet e tij me krimin. Ndoja tha se Basha e kallëzoi nga frika për shkak të kadidimit të tij, por në një reagim Koalicioni Euroatlantik thotë se morali i një ish-prokurori të korruptuar është i njëjtë me moralin e një vrasësi që bën si i pafajshëm.

Koalicioni Euroatlantik më tej shprehet se demokratët dhe durrsakët e kanë të qartë kontributin e Arian Ndojit në padrejtësi, ashtu edhe pazarin e shefit të tij që ia dorëzoi Ramës mandatin e katërt në tavolinë.

“Morali i një ish-prokurori të korruptuar është fiks si morali i një vrasësi që bën si i pafajshëm. Mesa duket, si edhe shefi i tij, e ka problem kur sulmohet korrupsioni i Ramës dhe shokëve të tij, sepse janë të zhytur në të njëjtin pellg lluce që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Demokratët dhe durrsakët e kanë të qartë kontributin tënd në padrejtësi, ashtu edhe pazarin e shefit tënd që ia dorëzoi Ramës mandatin e katërt në tavolinë. Mos lexo tekstet e Elvis Roshit — prit, se do të kesh kohë dhe vend për të dhënë sqarime për kërcënimet dhe presionet tuaja. Gjej edhe një avokat të mirë, se nuk i dihet si shkojnë punët”, thuhet në reagim.

Kush është Arjan Ndoja?

Arian Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit. Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?