Në mediat turke bëhen publike pamje të nëndetëses greke, edhe pse mendohet si e pakapshme nga radarët. Ushtria turke publikoi fotot e kapura nga forcat e tyre duke theksuar se në fakt, ndryshe nga sa ishte publikuar në mediat greke, nuk ka asgjë të “padukshme” tek nëndetëset “Type-214”.
Më herët, në mediat greke, të cilat i referoheshin burimeve ushtarake, ishin publikuar lajme se një numër nëndetëses helene gjendeshin në Egje dhe po ndiqnin zhvillimet në fshehtësi të fushatës kërkimore të anijes turke Oruç Reis, duke mos u diktuar nga forcat turke. Në kushtet e një lufte edhe mediatike, Turqia ka nxjerrë fotot e njërës prej tyre duke theksuar se ata dinë gjithçka ndodh në Egjeun Lindor dhe kjo është thjesht një dëshmi.