Kronikë
Top 24

E paketuar dhe gati për t'u trafikuar në Greqi, bllokohen 300 kg kanabis në Gjirokastër, 7 në pranga

29 Janar 2019, 14:33| Përditesimi: 29 Janar 2019, 15:26

  • Share

GJIROKASTER - Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike. Mesditën e sotme raportohet se është zbuluar një sasi e madhe marijuane në tentativë për ta trafikuar drejt Greqisë.

Rreth 300 kg kanabis e paketuar u zbulua në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë fare pranë kufirit me Greqinë.

Para zbulimit të sasisë së kanabisit të braktisur janë kapur 7 persona nga fshati Picar në Gjirokastër të cilët mendohet se do të transportonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë.

Në javët e fundit janë goditur disa raste të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Greqi.

Komento

Komente

  • Fredi: 29/01/2019 14:58

    Këta në këto fshatra ose mbrapa bote janë e jetojnë akoma si në Epokën e Shpellave, shpellarë qe s kanë asnje mundesi të marin informacion se droga po qërrohet dhe fundërrinat po perfundojne te gjithë burgjeve, ose janë budallenj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?