Etleda Çiftja

E pandehur për deklarim të rremë të pasurisë,  shtyhet në GJKKO seanca paraprake për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja

15 Korrik 2022, 10:45| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 10:51

  • Share

Shtyhet seanca paraprake për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja, gjykata e posaçme shtyu seancën ndaj Çiftes, për shkak të mungesës së avokatëve.

Pak javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK. Ndërkohë Çiftja vazhdon të ushtrojë funksionin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?