Një ngjarje e paprecedentë dhe e shëmtuar ka ndodhur në futbollin francez. Në ndeshjen Nicë-Marsejë tifozët e ekipit vendas kanë pushtuar fushën, duke goditur fizikisht futbollistët miq. Gjithçka filloi kur Payet po ekzekutonte një goditje këndi dhe tifozët e Nisës e goditën me shishe uji. Ky i fundit veproi në të njëjtën mënyrë dhe tifozët e irrituar pushtuan fushën e lojës.
Për pasojë të kaosit të krijuar ndeshja është ndërprerë në minutën e 72. Përveç dënimit nga disiplina është hapur edhe një hetim nga autoritet e Nicës për të arrestuar autorët e kësaj ngjarje aspak sportive.
Komento