Trofeu i Champions League për vajza

Sport

E paprecedentë në Portugali, vidhet nga stadiumi trofeu i Champions League

21 Maj, 11:54| Përditesimi: 21 Maj, 12:01

  • Share

LISBONË - Ngjarje e çuditshme në Lisbonë, me trofeun e Champions League për femra që u vodh për disa orë dhe më pas policia arriti ta gjente dhe ta kthente në vendin ku duhet të jetë.

NDODHIA - Gëzimi i shfrenuar dhe festimet për titullin e fituar nga Sporting Lisbonë rrezikuan një incident diplomatik me UEFA-n. Sipas njoftimeve të shtypit portugez, trofeu i Champions League për femra është vjedhur nga stadiumi 'Alvalade'.

Pikërisht në këtë stadium, më 24 maj do të luhet finalja e Champions për femra mes Arsenal dhe Barcelonës (ora 17:00). Trofeu ishte ekspozuar aty prej disa ditësh. Trofeu u zhduk gjatë festimeve të tifozëve të Sporting, por tashmë policia portugeze e ka gjetur atë.

“Disa individë të veshur me kapuça hapën me forcë një portë në garazhin e stadiumit, ku do të luhet ndeshja kryesore e turneut më 24 maj", tha policia në një deklaratë.

Përveç trofeut, u vodhën edhe pajisje të tjera që i përkisnin UEFA-s. Këto sende, së bashku me trofeun, i janë kthyer organit drejtues të futbollit evropian, tha një zëdhënës i policisë për AFP-në.

13 të dyshuar janë identifikuar, sipas një deklarate të policisë, e cila nuk dha detaje mbi operacionin që çoi në rikuperimin e sendeve të vjedhura.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?