Foto ilustruese

Kronikë

E paprecedentë në Tiranë/ Pasi përndjek 24-vjeçaren deri në banesë, i vë zjarrin kabinës elektrike dhe lë në errësirë pallatin ku ajo jetonte!

30 Maj, 15:00| Përditesimi: 30 Maj, 15:05

  • Share

Tiranë- Përndjek 24-vjeçaren deri te pallati ku jetonte dhe në largim e sipër i vë zjarrin kabinës elektrike në zonë, duke i lënë pa energji elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, kurse Policia e Tiranës njoftoi sot (30 maj) se ka arrestuar 28-vjeçarin e dyshuar për aktin kriminal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin”, bëri me dije policia për dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat e saj.

Pas prangosjes dhe veprimeve hetimore paraprake, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme proceduriale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?