TIRANË- Komisioni i Vetingut ka arsyetuar vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, në 6 maji 2022. Në vendimin e shkarkimit, Komisioni i Vetingut konkludon se prokurori Arjan Ndoja ka pasur lidhje me personazhe të botës së krimit, ka marrë vendime në favor të miqve të tij me precedentë penalë, ka cenuar etikën gjatë komunikimit me kryeprokuroren e Durrësit Anita Jella, ka pasur kontakte me politikanë si dhe i janë gjetur dosje, të cilat nuk ndiqeshin prej tij. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Me të fortë edhe në seancat gjyqësore
I paprecedentë është konstatimi i Komisionit të Vetingut, sipas të cilit prokurori Arjan Ndoja shoqërohej me persona problematikë edhe në seancat gjyqësore.
“Shoqërimi i subjektit nga ky shtetas në një seancë gjyqësore, ku ai përfaqësonte organin e akuzës, si dhe kërcënimet dhe goditja e avokatit të çështjes në shqyrtim, z. I. I., nga ana e shtetasit M. V., menjëherë pas përfundimit të seancës, së bashku me faktet e sipërpërmendura hedhin dritë mbi mungesën e etikës së prokurorit dhe çmohen si rrethana që cenojnë besimin e subjektit në publik”, thuhet në vendim.
Bëhet fjalë dhunimin e avokatit Ilir Ilia, në korrik të vitit 2018, para Prokurorisë së Durrësit, pasi ishte përplasur me prokurorin Arjan Ndoja në sallën e gjyqit. Ilia pretendon se Ndoja e ka kërcënuar dhe se më pas ka futur persona për ta goditur fizikisht.
Dhunuesi i avokatit u identifikua Edmond Voga, lidhje shoqërore e prokurorit Arjan Ndoja. Voka u dënua më pas me 6 muaj burg për kryerjen e veprës penale “plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Në janar të vitit 2020, Edmond Voga u arrestua për armë pa leje dhe me makinë të blinduar, por që shumë shpejt doli nga qelia.
Lidhje me të fortin e Sukthit
Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku në makinë ishte pikërisht me Lahon.
Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. Në makinën e prokurorit çuditërisht u gjet dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i vrarë në një atentat mafioz në Vlorë si dhe disa dokumente të vjedhura. Ndërkaq, Arjan Ndoja ka deklaruar se Aleksandër Laho nuk rezulton as i dënuar dhe as i proceduar penalisht. Sipas tij ‘Rrumi’ lëviz lirisht jashtë vendit që do të thotë se nuk është në kërkim në asnjë vend. Në këto kushte, Ndoja ka pohuar se nuk ka pse t’i kalojë barra e provës për lidhje me Aleksandër Lahon.
Por, Komisioni i Vetingut ka konkluduar se për Aleksandër Lahon ka të dhënë se ka qenë i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar jashtë territorit Shqipërisë, ndërkohë që Ndoja i nuk ka bërë përpjekje dhe nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar të kundërtën e këtij informacioni.
Mesazhi ndaj kryeprokurores Anita Jella
Pjesë e vendimit të Komisionit të Vetingut është edhe përplasja e prokurorit Arjan Ndoja dhe drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, mbi hetimin që ai kishte bërë ndaj drejtuesve të Kadastrës. Anita Jella kishte hartuar një udhëzim me karakter jo të detyrueshëm se si duhet të vepronte prokurori Ndoja në lidhje me çështjen ndaj drejtuesve të Kadastrës, e cila përfshiu në konflikt edhe qeverinë.
Anita Jella ka udhëzuar; “1. Të regjistrohet emri i autorit L. P. me detyrë drejtor i Kadastrës Shtetërore Durrës; 2. Të merren dhe të administrohen akte të tjera hetimore me qëllim që të përmbushet standardi ‘i dyshimit të arsyeshëm’, me qëllim vendosjen e masës së sigurimit personal; 3. Të koordinohet puna edhe me prokurorët e tjerë, të cilët kanë nën hetim procedime penale për punonjësit e ASHK-së me qëllim administrimin e provave të tjera, si dhe mosdëmtimin e hetimeve të këtyre çështjeve të tjera nën hetim, ose bashkimin e tyre në një procedim penal; 4. Ky udhëzim nuk është i detyrueshëm për prokurorin e çështjes; 5. Nëse prokurori nuk është dakord ose ka paqartësi lidhur me këtë udhëzim ka të drejtë të kërkojë me shkrim shpjegime të mëtejshme; 6. Në rast se prokurori vendos të mos e ndjekë këtë udhëzim, njofton me shkrim drejtuesin e prokurorisë apo drejtuesin e seksionit, sipas rastit; 7. Udhëzimi me shkrim dhe përgjigjet e mundshme me shkrim të prokurorit i bashkëngjiten akteve të procedimit”.
Prokurori Ndoja e ka marrë udhëzimin duket i shkruar një mesazh kryeprokurores Jella. Në fund të udhëzimit është shkruar me shkrim dore nga prokurori Arian Ndoja dhe
nënshkruar prej tij, si vijon: “Respekto ligjin. Thjesht nënshkruaj shkresën. Punën time e vlerëson gjykata jo ju. Po të paralajmëroj se do të të bëj kallëzim penal apo sepse po shkel
ligjin. Arian Ndoja. Datë 30.9.2019”.
Komisioni i Vetingut e ka vlerësuar këtë mesazh si një komunikim jo etik nga ana e prokurorit Ndoja.
Model suedez pra ca sbesoni ju qe gjykatat e prokurorit jan totalisht modele perendimore madje edhe suedia do kerkoj kete metod prokurori te vij ne gjyq i shoqeruar me kriminel si form simbioze.
PërgjigjuPo pse Halluni shkodres e arian ndoja durrsit e sokoli vlores Dogjani kuksit e katrioti me sandrin e me floket me rrica.. me shoke... me gjithe shoqe fatmira hajdari e kompani miliardera jane bo.. Te gjithe lujne kalceto me kriminelat E degustojne vere te shtrenjte e hane e pijne dreka darka, Kane 20 vjet, ju merreni kot sikur po beni lajm !!! Po mos paste kush pune me kto , se shtet nuk ka as sdo ket Asnje ferre sju hy ne kembe.
PërgjigjuSi ka mundesi qe kjo lloj cete kriminelesh shetisin akoma te lire sikur asgje mos kete ndodhur
PërgjigjuSi mund te gjykoj nje alabak si ky.
Përgjigjuprokuroret e shtetit shqiptar!
PërgjigjuArrestojeni qenin,,, qe z'gjasni,,,,kur nuk e kapen plumbat....
PërgjigjuKETA LLOJ PLEHRASH MBROHEN NGA POLITILESJET TAN TE CDO LLOJ KRAHU POLITIK PA BER DALLIME, SKERDILAJD KONOMIN E VRAN PER PASURIN E KAMPIT TE PUNTOREVE NE VLOR SE KA QEN E KONOMAJVE DHE PER PASURIN E NENES SE TIJ NE HAMALLAJ SE DO BENTE RESORT VAJZA E SALIUT, SA PER PROKURORET TAN ,GJYKATESIT TAN JAN JASHTQITJA E SHQIPERIS, SI MUND TE JET GJYQTARE FATMIRA HAJDARI NJE INJORANTE ME 8 VJECARE, APO GJYQTARJA BRUNILDA KASMI GRUAJA E GROSISTIT TE BUKES , NJE GJYQTARE , QE DOSJET I KA 30 KATE ,NE PUSHTET PER 30 VJET PLEHRAT ,NE GJYKAT PLEHRAT, NE PROKURORI FUNDERRINAT, NE POLICI INJORANTET TE GJITH TE IMPLIKUAR ME KRIMIN .
Akoma nuk e kuptojme se si ky ish prokuror nuk eshte arrestuar
PërgjigjuPlehraaaaaa. Kto nuk e meritojne as pastrues wc