Sociale

E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek

9 Janar, 16:26| Përditesimi: 9 Janar, 16:52

  • Share

Shoferët e auto-ambulancave të Spitalit Rajonal Durrës, ditën e sotme kanë ngritur shqetësimin për një sërë problematikash përsa i takojnë punës së tyre. Me një mbulim rajonal nga zona e Kepit të Rodonit deri pranë Malit të Robit, grupet e shoferëve të auto-ambulancave, të paguar më herët me rroga afërsisht prej 75 mijë lekë (të reja) u është kërkuar të kthejnë mbrapsht një pjesë të rrogës me pretekstin se janë paguar në vlerë më të lartë seç parashikohet ne vendim. Pagë kjo e cila u është dhënë vetëm për 8 orë punë, ndërkohë që këta të fundit  kanë punuar për 12 orë, pra 4 orë më shumë se orari zyrtar. Shuma e kërkuar është 120 mijë lek të reja për periudhën Janar-Qershor 2024. 

 Kërkesat e 10 shoferëve drejtuar Spitalin Rajonal të Durrësit dhe Ministrisë së Shëndetësise kanë rënë në vesh të shurdhët duke u thënë që të presin, ndërkohë që kanë kaluar disa muaj dhe tashmë përgjigja e vetme është: Duhet të ktheni paratë ose do të pushoheni nga puna.

"Ne kemi qenë në sistem 12 orar dhe na kanë kaluar në sistem 8 orar. Nga 70 mijë lek në muaj, sot marrim 50 mije lek në muaj. Na ka ardhur një email ku na thonë të kthejmë 120 mijë lek. Kjo është e padrejtë, ne presim rritje jo ulje page. Kërkojmë ndërhyrjen e Kryeministrit dhe të ministres së Shendetësisë", thanë ata.

Drejtuesi i Spitalit Rajonal Durrës, Ani Dyrmishi i kontaktuar nga Report tv, nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me shqetësimin e shoferëve të autoambulancave.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zyhdi: 10/01/2025 07:39

    Te jet Drejtor Bidoni keto gjona ndodhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?