Bashkëpunimi i tyre në “Gajde” ‘ndezi’ edhe më shumë ndjekësit pasi zbuluan se dy artistet më në zë të momentit Elvana Gjata dhe Dhurata Dora përflitet se do të bashkohen sërish për një bashkëpunim. Kësaj radhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.
Lajmi është raportuar nga faqja “Eurovision Kosovo”, ku përmes një postimi shkruan se: “Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.” Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e artisteve.