Armando Broja vuan një lëndim në tendinën e akilit dhe Ipswich në Premier League u tërhoq nga gara për të, kjo pasi ofroi gati 33 milionë euro për ta marrë në huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit.
Tanimë, në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, Ipswich ka bërë prapakthehu duke kërkuar sërish shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar. Broja u dëmtua me Chelsean në turneun veror në SHBA dhe klubi i sapongjitur në Premier League kërkon të ulë kërkesat në më pak se 30 milionë paund.
Te Chelsea kanë qenë të qartë dhe i kanë kërkuar Brojës që të sistemohet në një ekip të ri, ndërsa nëse gjen akordin me Ipswich, ky do ishte huazimi i katërt për të, por këtë herë klubi i ri do ketë të drejtën e blerjes.