Numri një i botës në tenisin për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz njoftoi këtë të premte tërheqjen nga Australian Open (16-29 janar), Grand Slam-i i parë i sezonit, për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë të pësuar gjatë stërvitjes.
"Kur isha në momentin tim më të mirë të parasezonit, u lëndova në një gjest të rastësishëm dhe të detyruar gjatë stërvitjes, këtë herë në muskulin gjysmëmembranoz të këmbës sime të djathtë. Kisha punuar shumë për të arritur nivelin tim më të mirë në Australi”, shkroi tenisti në një mesazh në kanalet e komunikimit.
Alcaraz u bë lojtari më i ri që arrin numrin një në botë që nga krijimi i renditjes ATP në 1973, pasi fitoi US Open në shtator 2022 në moshën 19-vjeçare. Disa muaj më vonë ai ishte tenisti më i ri në moshë që e mbylli vitin në krye të renditjes.
Rikthimi i tij në Melburn pritej veçanërisht duke pasur parasysh një duel me Novak Djokovic, lojtari më i mirë në fusha të vështira (nëntë tituj në Australian Open dhe tre në Shtetet e Bashkuara).