Indrit Tuci

Sport

E papritur në fundin e merkatos, Indrit Tuci pranë kalimit në Serie A

31 Janar, 11:59| Përditesimi: 31 Janar, 12:01

  • Share

Venezia në Serie A ka në plane të afrojë Indrit Tucin, sulmuesin e Kombëtares që është pjesë e Spartës së Pragës.

Diçka të tillë e konfirmon eksperti i merkatos në Itali, Nicolo Schira. Veç Venezias, mediet çeke bëjnë me dije se për shërbimet e Tucit ka interes edhe nga Slovan Bratislava.

Sulmuesi 24-vjeçar kaloi në Pragë një vit më parë nga Lokomotiva e Zagrebit dhe këtë sezon ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka shënuar dy gola në kampionat. Veç saj, Tuci ia doli të siguronte edhe Kombëtaren ku u aktivizua në katër takime.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?