Sabiani dhe Ilir Shaqiri

E papritur, pajtohen Ilir Shaqiri dhe Sabiani, zbulohen prapaskenat e miqësisë së ‘krisur’

23 Tetor 2022, 13:07| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 13:09

  • Share

Dyshja vllazërore e Big Brother Vip, Ilir Shaqiri dhe Sabiani la padyshim një gjurmë të madhe në emision.

Por gjërat mes tyre ndryshuan shpejt pas daljes, duke pësuar kështu një krisje. Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

Por, mesa duket miqësia mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet, teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të datëlindjes.

Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit. Duket se ditët e fundit dy miqtë kanë mundur të sheshojnë keqkuptimet mes tyre, duke iu rikthyer edhe njëherë aty ku e lanë, por natyrisht që këtë herë do ta marrin më me “nge” këtë pajtim.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?