Elton Marini duket se nuk do jetë më drejtori sportiv i Partizanit. Sipas Panorama Sport, mësohet se fieraku nuk ka rënë dakord me kushtet e ofruara për rinovimin dhe pas shpalljes kampion me të kuqtë largohet nga posti.
Fillimi i sezonit që lamë pas e gjeti Marinin në krye të merkatos te "Demat", me këtë të fundit që afroi edhe trajnerin Giovanni Colella. Nuk dihet ende nëse edhe italiani i stolit do largohet nga Partizani, duke qenë se ishte prurje e Marinit.
Kujtojmë se Partizani u shpall kampion sezonin që lamë pas në Superligë, me këtë lëvizje që vjen si "rrufe në qiell të hapur". Lëvizja më e bujshme që Marini bëri në dalje gjatë merkatos së janarit ishte shitja e Xhuliano Skukës për 1.4 milionë euro te Metz në Francë. Ende nuk ka diçka zyrtare për largimin e Marinit nga Partizani.