Sport

E para për 2023, trajneri i Flamurtarit: Nuk e di si shkon sfida me Apoloninë por sezonin e ardhshëm do jemi në Superligë

27 Janar 2023, 16:32| Përditesimi: 27 Janar 2023, 17:29

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në vend luan këtë të shtunë ndeshjet e para për vitin 2023, ndërsa menjëherë Flamurtari do ketë një përballje të vështirë në Fier kundër Apolonisë. Vlonjatët pas 12 javësh kampionat janë në vendin e dytë me 22 pikë, 2 më pak se Dinamo kryesuese dhe për rrjedhojë në transfertë kanë objektiv vetëm 3 pikët.

“Objektivat nuk do të ndryshojmë sepse Flamurtari është më i fortë se vitin e kaluar. Rezultatin për sfidën me Apoloninë do ta përcaktojë fusha, por dua të them me siguri që Flamurtari sezonin e ardhshëm do rikthehet në Superligë. Sa i takon blerjeve të reja janë stërvitur me grupin, por nuk janë ende në formën më të mirë,”-u shpreh Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit.

Sakaq po në orën 13:00 Dinamo e vendit të parë do të presë Luzin në ‘Selman Stërmasi’.

Ndërkohë të dielën nis java e 19 e Superligës, me Kastiotin e vendit të parafundit që udhëton në transfertë për t’u përballur me Bylisin e vendit të tetë. Rezultati në këtë sfidë përcakton shumë për vendet e fundit në renditje.

“Luajmë ndaj një kundërshtari direkt dhe duhet të vendosim pak në dukje shpirtin e garës. Me përqëndrimin e duhur besoj se do shkojë mirë në Ballsh,”-tha Adolf Selmani, futbollist i Kastriotit.

Sfida tjetër e së dielës do jetë në Kukës Arena mes verilindorëve dhe Tiranës kryesuese.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?