Kryeministri Edi Rama

Politikë

E paralajmëroi në Kuvend, Rama bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë: Ja për çfarë diskutuam

31 Janar 2019, 14:34| Përditesimi: 31 Janar 2019, 14:44

  • Share

Ashtu sic e paralajmëroi në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka treguar detaje lidhur me bisedën telefonike që ka pasur me Këshilltarin për Sigurinë e SHBA-ve, John Bolton.

Sipas Ramës, në fokusin e telefonatës së ishte Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, në mënyrë që në Ballkan të mbyllej konflikti historik.

Më tej, Rama shtoi se në fund Bolton e kishte falenderuar në emër të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për qëndrimet konseguente të Shqipërisë.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë,”- shkruan Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Rama tha se:  Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, siç edhe pritet të ndodhë nga momenti në moment. Për më shumë (SHIKO KËTU)

Komento

Komente

  • loni: 31/01/2019 17:02

    Turp ne se shitet Kosova!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?