Foto ilustruese

E pazakontë, 34-vjeçari denoncon vjedhjen e skafit që kishte ankoruar në liqenin e Shkodrës!

10 Shtator, 10:22| Përditesimi: 10 Shtator, 10:26

  • Share

Shkodër- Persona të paidentifikuar ende dyshohet se kanë vjedhur një mjet lundrues skaf, që ishte në pronësi të një 34-vjeçari në Shkodër dhe ishte parkuar në zonën e liqenit.

Ngjarja u denoncua ditën e hënë (9 Shtator) nga pronari me inicialet A.D., i cili kërkoi ndihmën e policisë vendore për gjetjen e mjetit. Ai tha se nuk e dinte kush ishin autorët dhe kur ka shkuar te vendi ku ndodhej nuk e gjeti skafin.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe sqaroi se “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”. Referuar edhe precedentëve të shkuar, ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur për qëllime të paligjshme, transport lëndësh narkotike apo klandestinësh.

Materialet për rastin i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme, teksa po mblidhen dëshmi dhe është njoftuar gjithashtu Roja Bregdetare dhe Kapiteneritë nëse e hasin në det apo ujërat territoriale.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?