Roland Hysi

E pazakontë/ Gjyqtari në burg për korrupsion, Vetingu e kërkon për ta verifikuar 

2 Janar 2020, 14:46| Përditesimi: 2 Janar 2020, 14:54

  • Share

Roland Hysi ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Fierit deri në janar të vitit 2019 kur u arrestua për korrupsion pasiv, ndërsa u pezullua nga detyra një ditë më pas me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Në tetor të 2016, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e dënoi gjyqtarin për korrupsion pasiv me 4 vjet e 6 muaj burg të konvertuar në 3 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Gjykata po ashtu vendosi t’i ndalojë Hysit për pesë vjet të drejtën për të ushtruar funksione publike. 

Gjyqtari u ndëshkua pas publikimit të një video-skandali ku kërkon ryshfet dhe favore seksuale. 

Por, në një kohë kur gjyqtari po vuan dënimin në qeli, dy muaj pas vendimit të Krimeve të Rënda, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka njoftuar se ka nisur procesi i verifikimit për gjyqtarin, në kuadër të zbatimit të ligjit të Vetingut. 

Roland Hysi është pjesë e një liste me 120 gjyqtarë dhe prokurorë të përzgjedhur me short nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 16 dhjetor për t’iu nënshtruar Vetingut. 

Pas përzgjedhjes së emrave, KPK ka nisur procedurat e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. 

Procesi dikton bashkëpunim mes trupi gjykues së Vetingut dhe gjyqtarit të dënuar, i cili duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të KPK-së për të tre kriteret si dhe të paraqesë shpjegimet, prapësimet dhe provat e tij nëse KPK-ja i kalon barrën e provës për konstatime që sjellin si pasojë ndëshkimin me shkarkim. 

Çdo komunikim gjatë procesit të rivlerësimit parashikohet të bëhet në adresën elektronike të subjektit. 

Në rastin konkret, KPK-ja duhet të përdorë forma të tjera komunikimi të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, siç edhe adresohet në ligjin e Vetingut. 

Po ashtu, Komisioni ka të drejtë të marrë në pyetje gjyqtarin në seancë dëgjimore. 

Pyetje mund t’i bëjw edhe vëzhguesi ndërkombëtar, nëse ai pranon të përgjigjet, por mbetet për t’u parë se si do të organizohet seanca dëgjimore dhe nëse gjyqtari do të përfaqësohet me avokat.

Ky është rasti i parë që Komisioni i Vetingut kalon në filtrin e trefishtë një subjekt që ndodhet në burg. 

Gjyqtari Hysi do të verifikohet si subjektet e tjera pasi vijon të gëzojë statusin e magjistratit, për shkak se vendimi për dënimin e tij nuk është i formës së prerë si dhe vendimi e Këshillit të Lartë

Gjyqësor e ka pezulluar nga detyra dhe jo shkarkuar. 

Hysi do të ishte përjashtuar nga shorti vetëm po tw dwnohej në Gjykatën e Apelit. 

Komento

Komente

  • Mali: 03/01/2020 03:08

    Duket absurde por nuk eshte ashtu. Gjuqtsri eshte ne listen e gjyqtareve dhe si i tille duhet ti nenshtrohet vettingut. Eshte institucioni qe duhet te njoftoje ne KPK per Hysin. E megjithate ketij individi i fuhet kontrolluar figura. Publiku duhet ta dijr cfare malli eshte kjo drejtrsi.

    Përgjigju
  • redi: 02/01/2020 15:46

    Ajde humor hajde ! veting per burgaxnhiun.E ka bere vet vetingun mos u lodhni

    Përgjigju
    • Arbëri: 02/01/2020 16:02

      Duhet sepse do shiqojn se sa ka abuzuar gjetë tërë kohës sa ka punuar si gjyqtarë, pasurin që ka etj...!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?