David Casarez

Bota
Lifestyle

E pazakontë! I pastrehu merr 200 oferta pune, ja gjesti që i ndryshoi të ardhmen (Foto)

31 Korrik 2018, 10:04| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 10:10

  • Share

Një person i pastrehë ka marrë 200 oferta të ndryshme pune brenda ditës nga Netflix, Google dhe LinkedIn. David Casarez doli në një cep të autostradës për të kërkuar punë. I veshur me kostum serioz, ai mbante në dorë një pankartë që shkruante: I PASTREHË, I URITUR PËR SUKSES. MERRE NJË CV!”

I pyetur se pse ndoqi këtë rrugë për të kërkuar punë, 26 vjeçari nga Kalifornia u shpreh se duhej të bënte diçka të çmendur.  Fati i tij ndryshoi kur një shofere kaloi dhe i kërkoi nëse mund ta postonte në rrjetet sociale foton e tij që kërkonte punë në cep të autostradës.

“Sot pashë këtë të pastrehë të ri që u kërkonte njerëzve që të merrnin CV e tij në vend që të kërkonte para. Nëse ndokush në Silicon Valley mund të ndihmojë, do të ishte e mrekullueshme,”- shkroi ajo në Tëitter. Menjëherë pas postimit, Casarez mori rreth 200 oferta pune, përfshirë nga Google, Neflix and LinkedIn.

Casarez ishte diplomuar për manaxhim sistemesh informacioni në universitetin e Teksasit dhe kishte punoi si zhvillues ëebi po në Teksas. Por kur lëvizi në Kaliforni me shpresë që të krijonte një sipërmarrje të re, ai humbi të gjitha paratë  e madje edhe automjetin e tij në të cilin jetonte. Që atëherë, ai u detyrua të flinte në park.

(David Casarez duke kërkuar punë në autostradë)

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?