Gjyqtari Andri Ymeri

E pazakontë/ Komisioni i Vetingut i kërkon llogari gjyqtarit Andri Ymeri se pse nuk i ka zvarritur gjyqet! 915 vendime, për pensionet vendosi brenda 5 ditëve

15 Dhjetor 2022, 15:37| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 16:32

  • Share

TIRANË- Zvarritja e gjyqeve, në disa raste më shumë se sa një dekadë, është një ‘sëmundje’ e përhapur në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke prodhuar padrejtësi, dobësim të besimit të publikut tek drejtësia si dhe duke gjeneruar korrupsion. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kanë pasur probleme me kriterin profesional gjatë përballjes më Vetingun, u ka kaluar barra e provës se pse kanë zvarritur hetimet dhe gjyqet. Por, gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, Komisioni i Vetingut i kërkon llogari se pse ka dhënë drejtësi për një çështje brenda 5 ditëve. 

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Genta Bungo i kanë kaluar barrën e provës gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, se pse ka gjykuar shpjet çështjet e njohjes së pensionit për të moshuarit dhe në disa raste çështje pronash, si kthim në afat, njohje trashëgimtarësh etj. Gjatë karrierës 20-vjeçare si gjyqtar, Andri Ymeri ka vendosur për 915 çështje, duke dhënë disa vendime të përjetshme, sekuestrim pasurish dhe dënim të kokave të krimit në Shkodër. Gjyqtari është befasuar kur Komisioni i Vetingut i kishte kërkuar llogari se pse disa gjyqe për çështje pensioni, i kishte përfunduar brenda 5 ditëve, duke dalë me vendim. 

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Andri Ymeri, tha se ka raste kur për të zbatuar një vendim gjykatë, është dashur një vit kohë në gjykata të ndryshme, ndërsa atij i kërkohet llogari se pse i ka zhvilluar gjyqet shpejt. Ymeri tha se nëse do të konfirmohet në detyrë, do të bëjë sërish të njëjtën gjë, për qytetarët që kërkojnë pension pleqërie dhe njohje prone, me dokumentet dhe ekspertizën përkatëse. 

“Ju e dini se ka pasur raste që është dashur një vit për të zbardhur një vendim gjykate. Ju më kërkoni mua llogari se pse kam zgjidhur një çështje pensioni brenda 5 ditëve. Do të bëja sërish të njëjtën gjë. Jam i lumtur që nuk jam përgojuar në 20 dënime me burgim të përjetshëm që kam dhënë. Nuk jam përgojuar se kam gjykuar mbi 40 çështje me vlerë mbi 400.000 euro. Jam krenar që nuk jam përgojuar për sekuestro mbi 500.000 euro; Jam krenar që nuk jam përgojuar për qindra çështje pezullim lejesh ndërtimi me vlerë mbi 2.000.000 euro. Nëse unë kam cenuar besimin e publikut vetëm se kam ndihmuar njerëzit me thinja, atëherë unë ju kërkoj jepni zjarr. Unë nuk përulem para jush dhe as nuk kërkoj mëshirë dhe nuk pres drejtësi nga ata që s’kanë lidhje me drejtësinë”, ka thënë gjyqtari.

Ora 16:37
‘Vetingu’ llogari gjyqtarit Andri Ymeri pse nuk zvarriti dosjet, ‘Rithemelimi’: Të ngrihet alarmi për një anshmëri të procesit

Rasti i Gjyqtarit Andri Ymeri, të cilit sot i është kërkuar llogari pse nuk i ka zvarritur çështjen, ka sjellë edhe reagimin e ‘Rithemelimit’. Është Ivi Kaso i cili thotë se ky është një tregues se ky proces, pra Vettingu ka shumë mangësi dhe se është i njëanshëm e i kapur nga politika.

“Gjyqtari Andri Ymeri ka paditur në SPAK tre anëtarë të KPK, Komsioni i Pavarur i Kualifikimit, sic njihet ndryshe, Vetingu. Në një ankimim serioz, padia flet qartë për mungesën e seriozitetit, profesionalizmit por edhe politizimit ekstrem, të trupës që përcakton se kush do të jenë gjyqtarët dh prokurorët e Republikës. Gjyqtari liston një radhë shkeljesh që flasin jo vetëm për arbitraritet politik, por edhe abuzivitet dhe shkelje të ligjit. Të gjitha këto ngrenë pyetjen e madhe: kush i cakton dhe kush i veton vetuesit?

Padia e Ymerit duhet të mobilizojë antenat e ndërgjegjes të opinionit publik, të medias dhe të faktorëve që janë përfshirë në dirigjimin e së ashtuquajturës reformë në drejtësi. Në formën që paraqitet në padinë e gjyqtarit, nuk kemi të bëjmë me reformë bazuar në kritere ligjore dhe profesionale, por në gjueti partiake dhe krahinore shtrigash. Partia Demokratike ngre edhe njëherë alarmin për problemet strukturore të reformës në drejtësi, për anshmërinë e hapur të trupës së vetingut, e tillë sa mund të konsiderohet partishmëri e saj.

Shkelja kryesore që konstaton avokati i gjyqtarit Ymeri në padinë e bërë në SPAK kundër Komisonit të Vetingut ka të bëjë me paracaktimin e atyre që kalojnë ose dështojnë në procesin e vetingut. Në rastin e tij Komisonerët e kanë bërë të qartë se e kishin marrë vendimin paraprakisht, duke i njoftuar subjektit se pretendimet e tij mund t’i paraqiste në akimin që mund të bënte më vonë.  

Thekson avokati: Ky qëndrim i komisioneres Pamela Qirko është veprim kriminal, pasi ajo, pa dëgjuar subjektin, kishte vendosur ta shkarkonte atë, duke thënë se klienti im, duhet të bëjë ankim, kur ndërkohë sapo kishte filluar seanca dëgjimore. Kjo do të thotë se seancat janë për fasadë dhe se Pamela e KPK, nuk është asgjë më shumë se figurante në Bayëatch-in e Edi Ramës dhe Reformës së Sorosit.Avokati i gjyqtarit Ymeri padit edhe për shkelje të tjera të Komisionereve:

 -  Pamela Qirko e ushtron detyrën e Komsioneres në shkelje të hapur të ligjit duke mos plotësuar kriterin e notës mesatare
-Pamela Qirko jo vetëm që nuk e ka mesataren që kërkohet sipas ligjit për këtë detyrë, por ka falsifikuar notën mesatare.
 - Genta Tafa është zgjedhur në kundërshtim me ligjin procedurial dhe material dhe në shkelje të ligjit procedural:
- Sipas informacioneve jozyrtare Genta Tafa Bungo ka dy masa disiplinore në fuqi të padeklaruara sipas ligjit në fuqi;
- Ajo nuk ka provuar vjetërsinë në punë prej 15 vjetësh
 - Ka falsifikuar formularin standard që dorëzohet te Avokati i Popullit
 -Firdes Shuli ka konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “moskallëzimit të krimit”; 
-për 5 vjet punë si gjyqtare ajo ka marrë 3 masa disiplinore, atë të pezullimit, masë displinore të shkarkimit nga kryetare gjykate dhe të transferimit në gjykatë më të ulët.
-ka falsifikuar formularin standard që dorëzohet te Avokati i Popullit

Seria e shkeljeve të hapura ligjore, administrative dhe etike, i bën anëtaret e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të duken si Telma dhe Luisa, jo si zonjat e drejtësisë që do të vendosin se kush ka integritet, dhe kush jo. Qartësisht, Komisioni në fjalë dhe Reforma në drejtësi, po çelin fryte të prishura që kalbin të gjithë sistemin”, tha Kaso.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjyqtariqyqar: 22/12/2022 21:59

    Kpk ben verprime siperfaqsore dhe nuk I shikon dosjet e gjyqtareve ngaqe nuk kane te drejte gjoja Te bejne interpretim te vendimeve. Ky ka marr vetem per nji lirim nga burgu te nje personi qe ka vra nji djal 15 vjecar per gjakmarrje 100 milion leke, vendimi asht dhan ne 2008 gjykimi ka fillu me 2001. Kshuqe ju mund te thoni Se pse e ka kalu vetingun fuat vjerdha qe edhe aj si ky injorant nga profesioni dhe I korruptum Kurse ky nuk e kaloj. Pergjigjja asht e thjeshte Se ky ka dasht mi majt lekt qe ka vjedh per vete e mos me Ja dhane ktyne te vetingut Se edhe ata e hajne lekun

    Përgjigju
  • Luli: 22/12/2022 21:41

    Gjyqtari Andri Ymeri ka qene jo vetem i korruptuar por ka pase lidhje edhe me persona kriminele ne Shkoder

    Përgjigju
  • Arturi: 21/12/2022 16:09

    Ranë malet, u ngriten halet. U be Pamela pesanjoze te gjykoje gjyqtaret.

    Përgjigju
  • Dobraçesi: 15/12/2022 17:08

    Ky eshte nje nga gjygjtaret me te korruptuarit ne Shkoder!ky gjygjtar eshte i pervshire dhe me banda! qe Shkodranet e ndershem, dhe jo Shkodrane kriminela,e militante e njohin mire kete gjygjtare.

    Përgjigju
  • Laert: 15/12/2022 16:55

    Pse zvarriti.... jo pse s'varriti Kokrra e injoranteve qe jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?